Basha tregon një moment nga 22 marsi i 92-it për Aurelën, atëherë...

Basha tregon një moment nga 22 marsi i 92-it për Aurelën, atëherë gjimnaziste

212
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha rrëfeu sot gjatë fjalës në promovimin e librit të tij një moment nga 22 marsi i vitit 1992 ku Aurela  ishte përlotur ndërkohë që ishte deklaruar fitorja e PD.

Atëkojë si Basha dhe Aurela, sot bashkëshorte e Bashës, ishin gjimnazistë të Sami Frashërit.

Rrëfimi i Bashës:

Edhe mbaj mend diçka që në fakt edhe mund ta kisha shkruajtur në këtë libër por se kam shkruajtur, po, po e ndaj sot me ju. Kemi qenë bashkë me disa shokë të gjimnazit dhe bashkë me atë që më vonë u bë bashkëshortja ime, me Aurelën dhe një moment ndërkohë që njerëzit brohorisnin iu përlotën sytë. I thashë çfarë ke, njerëzit po gëzojnë, çfarë ke kemi fituar. Kam frikë tha dhe na u kujtua ’91-shi, ngjarjet e ’91-it, ku pas fitores te PPSH-së pati turbullira, pati viktima mes tyre të rinj. I thashë çfarë frike, kjo ka mbaruar, fituam. Jo, jo tha, kam frikë nga gjithë ky gëzim i njerëzve. Thashë pse ke frikë nga ky gëzim i njerëzve. Kam frikë tha sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ka mbetur në mendje kjo thënia dhe më ushtoi nga brenda si një thirrje që s’më la asnjëherë në subkoshiencë. Më është kujtuar kur përfunduam librin, kur libri ishte gati dhe e çuam për print më është kujtuar dhe e ndava me të, i thashë të kujtohet kjo, mbeti dhe tha po më kujtohet si ka mundësi e mban mend diçka që ka ndodhur kaq kohë përpara. E mbaj mend i thashë sepse është ndoshta një nga motivet që më shtyu të përfshihesha, mos ti zhgënjenim më njerëzit, të bënim gjithçka që shpresat e tyre për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane, të mos zhgënjeheshin. Dhe ky ka qenë motivi kryesor i futjes në politikë, ky ka qenë motivi kryesor që nuk më ka shkëputur në asnjë moment interesin nga politika në Shqipëria ndonëse kam jetuar për pothuajse 11 vjet larg saj. Së pari në Hollandë me studime dhe pastaj për afro katër vjet e gjysmë në Kosovë me misionin e OKB-së. Ideja që ky vend e meriton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY