MESAZHI/ Zbulohen lidhjet e Mond Çekiçit me zyrtarët e Durrësit, Dakon, Ard...

MESAZHI/ Zbulohen lidhjet e Mond Çekiçit me zyrtarët e Durrësit, Dakon, Ard Çelën dhe drejtorin lokal të policisë

3272
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhe të qytetarit dixhital ku përshkruhen lidhjet që ka pasur Edmond Keçi alias Mond Çekiçi, i cili ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e ditës së sotme në Durrës me PS, Dakon, Çelën dhe drejtorin lokal të policisë.

Ish- Kryeministri Sali Berisha, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka rishpërndarë denoncimin e një qytetari nga qyteti bregdetar të bërë që në mars të vitit 2019, i cili i shkruan Berishës se Edmond Koçi, alias “Mond Çekiçi” kontrollonte portin e Durrësit, edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Postimi i plotë i Berishës:

Çekiçi ne arrest shtepie, biznesin e kishte ne portin e Durresit.
Ai shetiste me drejtorin e policise, Gjushin dhe Ard Çelen.
Dy vite me pare qytetari dixhital e kishte denoncuar pushtimin e portit te Durresit.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe statusin e publikuar ne mars te vitit 2019. sb
Pershendetje dr Berisha Mond Çekiçi qe u egzektua sot kishte biznes ne port dhe ishte shume aktiv me te gjithe ushtaret e tij ne fushate per PS tani. Ai ka qene ne arreste shtepie por leviste i lire dhe shoqerohej me dr e policise se DR, me ard celen dhe vangjush dakon.
Ju e keni denoncuar ate me pare per biznesin e tij ne portin e Durresit. Ketu me poshte keni denoncimin e tij nga qytetari dixhital dhe postuar ne FB me 1 mars te vitit 2019.
—- Porti i Durresit ne doren e bandave te Avdylve, Çekiçeve, arene e te gjitha trafiqeve kriminale!
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Dokrorr Berisha. Me siqeritetin ma te modh te betohem qe nuk mendoja te te shkruaja ndonjeher si sipatizant I se majtes qe jam. Po mora shkas nga denoncimi qe bete dite me pare per koleget e mi qe u dhunuan ne port. Jam pjese e seciurity te portit e siqerisht aty eshte be te ikesh me vrap se cdo gjo e kane mar ne dor bandat. Ne duhet te mbyllim syt e mos te flasin se hajm ndonje tyt pistolete kokes. Kane zaptu cdo gjo. Ne bashkepunim me kete drejtorin nxjerrin gjith naten nafte kondrabande nga anijejt e ne duhet te heshtim. Kan zaptu gjith ate teritor ne mes te portit ky grup kriminal e do bejne dhe karburat aty qe te marin naften. Kane dhe grupet e veta qe kane kontrat me portin per te ngarku dhe shkarku anijet. Dhe pse I kane mbi 2milj euro borxh portit e prap lejohen me punu se ndryshe han pistolet kokes e jane po ata qe ndarkojne e shkarkojne dhe madhin e drogen qe vjen e iken. Nuk di ca bon kontrolli shtetit e si nuk I kap njeri me 2 mil eu borxh qe kane. Mond cekici me shoke. Grupi I vangjushit e avdylajve. Nuk punojm dot mo po ca ti bojme halleve e kalamojve se ca nuk na shofin syte. Banda gangsterra ne zaptim total te portit te durrsit.ty te rujt zoti e na ndihmo me keto alabak se ne hall te madh jena se keto jane pal me drejtorin e bojne gjithe punet e pista. I verifikon kollaj fare dhe per terrenin qe kan zon dhe per borxhet qe kan dhe per kondrabanden qe boj me drejtorin.

Edmond Keçi alias Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij kur një makinë Benz i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihet si miku i Lulzim Berishës dhe si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY