COVID/ Skandali i rradhës, skopia tek Dispanseria në Tiranë prej 20 ditësh...

COVID/ Skandali i rradhës, skopia tek Dispanseria në Tiranë prej 20 ditësh nuk funksionon

161
0
Shares

Ka të paktën 20 ditë që skopia tek dispaensia e Tiranës nuk funksionon në kulmin e infektimeve nga covid në Tiranë. Aparati kryesor që përcakton dëmtimet në mushkëri nga covidi është pa punë prej një kohe të gjatë. Të paktën 100 pacientë i drejtohen në ditë dispanserisë ndërkohë që atje nuk mund ta marrësh këtë shërbim.

Skopia në spitalin kryesor të infeksioneve në mushkëri ka mbi 20 vite që është blerë dhe kohët e fundit për shkak të konsumit pëson defekte herë pas here.

Para pak kohës u bënë rreth 500 mijë dollarë riparim ndërkohë që mjekët e kësaj ambulance kërkuan që të blihej një aparat i ri. Por qeveria vendosi të lyente ambientet dhe të linte aparaturat me ndryshk.

Pacientet detyrohen  ti drejtohen qendrave private të radiografinë apo spitaleve jopublike që këto shërbime i kane të kripura. Dihet që grafia e mushkërive është diagnoza kryesore e pacientëve me Covdi dhe terreni mbi të cilin mjekët orientojnë trajtimin mjeksor

Skandali i radhës në.mjeksinë falas të Rames, ndodh në kulmin e pamdemisë ku cdo ditë numri i viktimave shkron mesatarisht 15 dhe numri i të diagnostikuarve shtohet ndjeshëm.

Ndërkaq qeveria gjën paratë për inceneratorë që nuk ekzistojnë, një pjesë e të cilave përfundon në media për të fshehur lajme të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY