Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban...

Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

167
0
Shares

Presidenti Ilir Meta vendosi emërimin e 4 (katër) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ duke vendosur që:

  • Zoti Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
  • Zonja Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;
  • Zoti Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
  • Zoti Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Së bashku me këto 4 (katër) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 (shtatë) anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ndërkohë KLGJ ka në dosje prej 17 muajsh edhe një emër tjetër për gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Darjel Sina ka nisur procedurat ne shtator 2019 me vendimin 172 te KLGJse. Ne dt 13.11.2020 KLGj ne mbledhje plenare ka kualifikuar kandidatin. Menjehere kandidati i cili prej 21.02.2020 eshte i vetem ka plotesuar kriteret e kerkuara nga KLGJ. Sot kater muaj pas kualifikimit dhe me pike te vleresuara nga relatori dhe te dorezuara ne dt 3.03.2021 ndaj anetareve te KLGJ-se pritet mbledhja finale ku KLGJ pikezon dhe dergon kandidatin në presidence. Kjo mbledhje është bërë për të tjerë që kanë hyrë mnë vonë në procedurë dhe nuk është bërë për Sinën, dukë dëshmuar standard të dyfishtë dhe ndikim në përzgjedhjen dhe vendimet për gjyqtarë të gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë përballet me një sfidë shumë të madhe, për të përmbushur detyrimin për të shqyrtuar një numër të lartë çështjesh të mbartura. (rreth 35 mijë çështje gjyqësore që presin shqyrtimin).

Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin, dhe lidhet direkt me integrimin Europian dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY