PD kundër KQZ, mori vendim diktuar nga interesa politike

PD kundër KQZ, mori vendim diktuar nga interesa politike

274
0
Shares

KQZ nuk ka miratuar sonte listën e plotë të dërguar nga PD duke lënë jashtë saj 78 persona.

“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.

Pikërisht pët këtë ka reaguar sonte edhe PD duke konsideruar këtë si një akt i diktuar nga interesa politike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimarrje, si të gjitha vendimarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Ku janë kandidatët që KQZ refuzoi regjistrimin:

Elbasan 6 kandidatë më shumë

Dibër 3 kandidatë më shumë

Fier 6 kandidatë më shumë

Berat 6 kandidatë më shumë

Durrës 6 kandidatë më shumë

Korçeë 9 kandidatë më shumë

Kukës 6 kandidatë më shumë

Lezhë 3 kandidatë më shumë

Shkoër 9 kandidatë më shumë

Tiranë 9 kandidatë më shumë

Vlorë 6 kandidatë më shumë

Gjirokastër 9 kandidatë më shumë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY