Tabaku me intelektuale të Tiranës: Nuk është Tirana jonë…

Tabaku me intelektuale të Tiranës: Nuk është Tirana jonë…

60
0
Shares

Gjatë një bisede me zonjat intelektuale të njësisë 2 në Tiranë, kandidatja për deputete në listën e PD Jorida Tabaku u ndesh me problemet që hasin në punën e tyre zonjat. Në diskutimin që ajo mori pjesë pedagoge si zonja Shpresa folën për problemet e lidhura ne infrastrukturën arsimore që pandemia e nxori zbuluar.

“Na thanë që studentët ,do ta kenë internetin falas! Gënjeshtra e parë! Po filloj me gënjeshtrën e parë. Nuk u bë! Studenti nga Kukësi, nga Tropoja nuk e ka internetin non stop.Nuk ka laptopin, nuk ka desktopin, punon me telefon! Si mund të bëni me telefon ju goca?Ja këto gocat e reja. Sado që e bën, e shkruan atje, nuk bën dot as kamerën, as mikrofonin domethënë ndihet shumë keq. Domethënë po e heqin pikën e zezë u qorruan nga sytë!”

Më tej diskutimi vazhdoi në lidhje me problemet që hasen në fushën e bankingut ku institucione financiare me rëndësi dhe që kanë qenë punëdhënës të mëdhenj apo emra me peshë po largohen nga Shqipëria si pasojë e politikave të qeverisë.

“Një bankë gjermane realisht me Berzh si një nga aksionerët po themi me mbështetje serioze, nuk po flas për një bankë nga vendet Offshore që nuk dihet kush e solli, një bankë gjermane
që ekziston në Kosovë, prandaj iu referova Kosovës, ekziston shumë mirë në Maqedoni, në Shqipëri është tërhequr! Dhe pritet që realisht, të tërhiqet përfundimisht duke çuar në Kosovë ato dy tre operacione që do t’i mbajë.”

Zonja Tabaku u shpreh se fatkeqësisht Rama e ka shkatërruar me vetëdije besimin tek politika.” Dëmi më i madh, që i ka bërë Edi Rama politikës, të mos them për koston e korrupsionit e për shumë gjëra të tjera, dëmi më i madh është premtimet e 2013 dhe zhgënjimi që ka tani si rezultat i atyre vendimeve.” Më tej ajo sqaroi se sjelljet e Ramës janë provokime dhe sulme që qytetarët do t’I përgjigjen në 25 prill ku do te votojnë ndryshimin dhe një plan ku familjet e tyre fitojnë.

Biseda:

-Jorida ne në fillim, na thanë që studentët ,do ta kenë internetin falas! Gënjeshtra e parë! Po filloj me gënjeshtrën e parë. Nuk u bë! Studenti nga Kukësi, nga Tropoja nuk e ka internetin non stop.Nuk ka laptopin, nuk ka desktopin, punon me telefon! Si mund të bëni me telefon ju goca?Ja këto gocat e reja. Sado që e bën, e shkruan atje, nuk bën dot as kamerën, as mikrofonin domethënë ndihet shumë keq. Domethënë po e heqin pikën e zezë u qorruan nga sytë!
-Ua besoj!
-Vjet na dhanë programin e zoom-it. E mësuam zoomi-n, imagjino mosha ime, që jam më mirë sesa studentët e mi nga teknologjitë. Hoqën zoom-in na futën timsin sivjet, që është më e vështirë, e mësuam dhe timsin. Tani duan të fusin Pitagorën. Pitagora ishte një bombë, sa ne thamë jo më deri këtu mban pilafi. Kështu që studentët të gjithë qahen, bën atëherë grevën, i’u thanë do t’u japin kartën e studentit, karta e studentit nuk i’u dha. I’u ulën çik tarifën po sa para bën, domethënë që arsimi ka probleme shumë të mëdha.
-Unë takova vjet studente, të cilat i kishin paguar tarifat, të cilat i kishin marrë shtëpitë me qera dhe u bllokua mësimi dhe ishin përpara dilemës që ça do bëjmë!
-Po ka ndodhur kjo vjet, po imagjinoni që kur bllokohet arsimi bllokohet çdo gjë, sepse unë them mjekësia arsimi, merre me mend ça shoqërie dhe më vjen keq, po them nëse do fitoni do e keni tejet të vështirë, do shkelni në tokë të pashkelur fare. Do përballeni me sfida nga më të ndryshmet, nga më të rejat, nga më të vështirat sepse është bërë vetë koha e vështirë.
-Zysh Shpresa!
-Po unë besoj se ju jeni dhe të rinj dhe keni dhe forcë dhe keni dhe gjak dhe besoj se mund ta çoni përpara, po bëjeni se jemi gjynah, po them si popull jemi gjynah!
-Kur më thonë njerëzit nëse do fitoni ,unë ua ndaloj fjalën në mes, po zysh Shpresës nuk ia ndalova. Nuk ka nëse!
-E thashë nëse, e vështirë të mendoj ndryshe, e thashë nëse me një probabilitet të vogël, se jemi mësuar të na vjedhin këtu në Shqipëri. Kur u vodhën dhe në Amerikë, të lutem se janë vjedhur.
-Se qenke demokrate në zemër, që nga Shqipëria në Amerikë me Trumpin!
-Unë me Trumpin isha dhe kam shumë miq të Trumpit në Amerikë, që më kontaktojnë! Se unë një nga lëndët kryesore në fakultet kam civilizimin amerikan, Zërin e Amerikës, sa e njoh unë historinë e Amerikës, nuk e njeh asnjëri nga këta! Kështu që unë e di shumë mirë se përse duhej mbrojtur Trumpi.
-Të them një gjë per arsimin? Unë e kam nisur në 2002, sapo u diplomova, pasi përfundova masterin dhe përfundova doktoraturën në Angli, punën time të parë e kam pasur pedagoge dhe kam shkuar në klasë dhe nuk dija se çfarë do bëja në klasë, domethënë nuk ka asnjë institucion ,që të të japë ty pedagogjinë, ose të japë disa gjëra bazë që ti t’i kesh parasysh dhe kjo mund të jetë ndoshta dhe për pedagogët e rinj dhe jam e mendimit ,që do mbaroj politikën do i kthehem prapë asaj fushe, se nuk kam ku të shkoj tjetër edhe vij nga një familje, që gjyshi im ka qenë mësues matematike, familje shumë arsimdashëse, kështu që për neve si familje arsimi është bazë, po pastaj Partia Demokratike mund të ketë pasur shumë gabime. Mund të diskutojmë këtu dhe për gjithë kostot dhe kusuret tona, por biem dakord, që arsimi dhe shëndetesia që e përmendët ju të dy si sektor , megjithë të metat, gabimet dhe problematikat kanë qenë dy sektorë që kanë qenë edhe të financuar më mirë, po edhe me politika më të mira. Sot, se neve po diskutojmë për arsimin universitar, po sot arsimi parauniversitar është në një cilësi të jashtëzakonshme.
-Më keq!
-Sot kemi mësuese, që me shumë vështirësi si Majlinda mund të kenë një pozicion pune, por pjesa më e madhe, janë militante. A ka pasur militante në kohën tonë? Po ka pasur, nuk po e relativizojmë, po si në këtë masë që çdo vendim merret tek partia është e pamundur. Dhe unë mendoj që ne duhet ti promovojmë dhe ti mbështesim studentët edhe për lidhjen me tregun e punës, për punësimin edhe duhet të japim dhe shembuj që vlen meritokracia. Që jo çdo gjë arrihet nëpërmjet partisë, jo çdo vendim e merr partia. Kjo është sfida më e madhe, ju e thatë shumë mirë. Sfida më e madhe, është që pas 25 prillit ne të marrim vendime, që me të vërtet prekin jetët e njerëzve dhe ndryshojne jetët e njerëzve, se ka një zhgënjim dhe një humbje shprese të përgjithshme. Kudo që shkon është bërë normal korrupsioni, është bërë normal padrejtësia, këtë duhet të ndryshojmë! Edhe kjo është diçka e mentalitetit, që vjen nga ato që bën Majlinda në jetën e përditshme dhe ajo që bëni ju, nga mësimi, nga shkolla.
-Studenti dua dije thotë, dua të kem një treg pune në të ardhmen, dua të jetoj. Të Gjithë studentët e mi duan te ikin, edhe pse janë të gjuhëve të huaja, e kupton?Janë të çoroditur!
-Dëmi më i madh, që i ka bërë Edi Rama politikës, të mos them për koston e korrupsionit e për shumë gjëra të tjera, dëmi më i madh është premtimet e 2013 dhe zhgënjimi që ka tani si rezultat i atyre vendimeve.
-Të ishte Partia Demokratike nuk besoj që do merrte vendime të tilla ,si përshembull prishja e Teatrit. Nuk e kam parë që të prishej Teatri, nuk kam qenë atje prezent, por kur e kam parë pamjen në mëngjes, une thashë që ketu ka marrë fund çdo gjë. Ka qenë një gjë shumë e trishtueshme. Ndoshta unë kam lidhje me teatrin ,se duke e konsideruar veten si pjesë e pjesës së vjetër të qytetit dhe ndoshta kisha çik më shumë nostalgji.
-Ashtu e kemi pasur, nuk është më Tirana jonë Jorida.
-Ndërkohë që tani po rrezikojmemë, po flasim për gjëra që njerëzit kudo që shkon, thonë këtu nuk ka më shtet, këtu jane prishur kolonat e shtetit. Por fakti që sot modelet që na përfaqësojnë, janë fatkeqësisht kriminelët që kanë shkuar në parlament, kriminelët në krye të bashkive. Kur dëgjon droga, droga gjithë ditën, sheh raportet ndërkombëtare kjo kalon pastaj dhe tek brezi i ri.
-Fillimi ka qenë në fokus mirkokredia, sepse biznesi nuk ishte konsoliduar akoma në vitet 200 kështu që dhe këto u fokusuan në atë segment, por duke ecur vitet 2009 biznesi i madh filloi te konsolidohej ndryshuan deri diku dhe strategjitë e bankave. Dhe 2009 dhe më mbrapa me shumë keqardhje biznesi ka qenë në rënie të theksuar, saqë ka ndodhur që dhe banka vet është mbyllur. Një bankë gjermane realisht me Berzh si një nga aksionerët po themi me mbështetje serioze, nuk po flas për një bankë nga vendet Offshore që nuk dihet kush e solli, një bankë gjermane
që ekziston në Kosovë, prandaj iu referova Kosovës, ekziston shumë mirë në Maqedoni, në Shqipëri është tërhequr! Dhe pritet që realisht, të tërhiqet përfundimisht duke çuar në Kosovë ato dy tre operacione që do t’i mbajë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY