Ngjarje e rëndë në Divjakë, policia zbarkon me pajisje të blinduara

Ngjarje e rëndë në Divjakë, policia zbarkon me pajisje të blinduara

276
0
Shares

Një ngjarje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mehallas, Divjakë, mbrëmjen e sotme.

Artan Kaboci, një 34 vjeçar, është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj nën presionin e armës ka marrë me forcë makinën e policisë dhe është arratisur.

Ai është larguar në drejtim të paditur, por më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ky që shihni në video është postblloku i policisë, i cili nuk lejon të futesh në fshatin Mëhallas, ndërsa e gjithë zona është e rrethuar nga forca të shumta policie.

Po ashtu raportohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së qarkut Fier, Bledar Çeliku, shoqëruar nga tre makina të blinduara policie dhe pesë patrulla të tjera.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY