Thirrja e nënës që jeton prej gati 2 vjetësh në çadër në...

Thirrja e nënës që jeton prej gati 2 vjetësh në çadër në Marikaj

40
0
Shares

Drejtuesi politik për zonën e Vorës, Flamur Noka, vizitoi familjen Muça, qe jeton në çadër, në kushte shumë të rënda, që prej tërmetit të shtatorit 2019. Kur ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysëm, askush nuk është kujtuar për ta.

“Të kalosh dy dimra në çadër nuk është e lehtë. Të jetosh me 2 fëmijë, me burrë të sëmurë, me fëmijë të sëmurë, është shumë e vështirë. Me këtë qeveri që është, mjerë ne të shkretët.”. – u shpreh kryefamiljarja.

Problemet e familjes Muça nuk mbarojnë tek jetesa në çadër prej gati 2 vjetësh. Kryefamiljarja tregon e revoltuar sesi është braktisur totalisht nga shteti, pasi edhe për fëmijën e sëmurë, e kanë sorollatur pa i dhënë kempin.

“Që prej 2019-ës më thonë hajde sot, e hajde nesër, por nuk ma kanë dhënë. Unë duhet të rri gjithë kohës pas fëmijës. Më vdiq babai dhe nuk shkova dot në mort prej fëmijës. “- u shpreh e revoltuar kryefamiljarja.

Flamur Noka e siguroi se me votën për ndryshimin në 25 prill, do të kemi një qeverisje njerëzore, që u shërben njerëzve dhe u japin atë që meritojnë.

“Në realitetin 3D të Edi Ramës, ti jeton në shtëpi, por në të vërtetë askush nuk do tlia dijë për ty dhe jeton akoma në çadër. Do ta ndryshojmë, që nesër të të ndërtohet shtëpia, që shteti të mos tallet më as me ty dhe as me qytetarët e tjerë. Ne sot jemi të bashkuar për ta ndryshuar këtë vend. Kërkojmë mbështetjen tuaj që nesër të jetosh në mënyrë dinjitoze.”- tha Flamur Noka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY