VIDEO/ Pamje të rënda, policët amerikanë ekzekutojnë 15 vjeçarin

VIDEO/ Pamje të rënda, policët amerikanë ekzekutojnë 15 vjeçarin

106
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ndërsa u shfaq në video pak muaj pasi një i mitur 15-vjeçar është qëlluar për vdekje.

I mituri Stavian Rodriguez, u qëllua nga policët pasi tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një dyqan në Oklahoma. Në videon e publikuar nga NYT, shihet se si Rodriguez, qëndron para policëve dhe hedh me shpejtësi armën në tokë.

Ai shihet teksa ngre duart në ajër, por sapo i ul qëllohet për vdekje. David Prater, gjyqtari i çështjes, ka vendosur që pesë policët e përfshirë në ngjarjen e rëndë të dënohen për vrasje të shkallës së parë.

Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit të përdorura nga policët. Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar, ndërsa sot pesë policët që kanë qenë në shërbim dhe kanë qëlluar mbi të akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY