Raporti i Transparency International: Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor po pasuron...

Raporti i Transparency International: Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor po pasuron politikanët

29
0
Shares

Transparency International ka theksuar disa nga problemet kryesore në kapjen e shtetit në Shqipëri dhe rajon që po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me koston e rëndë të qytetarëve të zakonshëm .
Ky raport vuri në dukje se reformat nuk adresojnë sa duhet ekzistencën e kapjes së shtetit, e gjithë kjo po çon në një erozion të publikut ndaj institucioneve qeveritare.
TI shprehet se pavarsisht vendosjes si kusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian të shtetit të së drejtës , ajo mbetet një sfidë kryesore .
Sipas TI gjithashtu rasti i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, I cili sëbashku me Drejtorin e stacionit të Policisë në Vlorë u akuzuan për bashkupunim me një band të trafikut të drogës .
Përkundër kësaj, Gjykata e shpalli atë të pafajshëm për trafik droge.
TI ka ngritur një çështje tjetër, e cila është çështja e ligjeve të personalizuara që krijohen për të favorizuar kompani private dhe individë të caktuar me firmën e shtetit .

“Ligjet e bëra me porosi vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike më mënyrë të ligjshme. Ligje të tilla jo vetëm që dekriminalizojnë kapjen, por pasi të legalizohen, e bëjnë më të vështirë luftimin e kapjes, pasi përpjekja do të perceptohet si mosbindje ndaj ligjit. Një shembull i dhënë ishte ai i ligjit të lojërave të fatit të vitit 2015, pas të cilit duket se përfitojnë pesë kompani të lojërave të fatit që zotërojnë 80% të pjesës së tregut”, thuhet në raportin e përvitshëm të TI.

/DRONI.al/ l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY