Meta:Nëse do organizoj protestë do jetë ajo që do i japë fund...

Meta:Nëse do organizoj protestë do jetë ajo që do i japë fund këtij regjimi

48
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama që pas protestave qëndron Presidenti dhe opozita. Ai u shpreh se nëse do të ketë një manifestim të thirrur nga Presidenti, ai do bëhet për t’i dhënë fund dhunës së një regjimi të dhunshëm sipas tij.

Meta shtoi që deri më tani ka qenë i fokusuar tek buxheti i shtetit për vitin 2021, që sipas tij është katastrofik.

“Në këtë drejtim të jeni të sigurt që nëse do ketë edhe një manifestim tjetër nga Presidenti do ketë edhe një po vetëm një dhe do të jetë publik dhe i fundit kundër dhunës për ti dhënë fund njëherë e mirë për ti dhënë fund një regjimi të dhunshëm.

Deri më tani e kam pasur vëmendjen tek buxheti i shtetit për 2021, i cili është katastrofik për të mbështetur biznesin, sipërmarrjen. Të mos dyfishohen pagesat për koncesionet se nuk është kjo çështja më thelbësore tani”, u shpreh Presidenti.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY