Basha komenton 21 janarin, pse e përdor Rama kur kryeoficerin e bëri...

Basha komenton 21 janarin, pse e përdor Rama kur kryeoficerin e bëri kryetar të PS

127
0
Shares

Kreu i opozites, Lulzim Basha mbeshteti sot protestat qe shperthyen ne Tirane dhe rrethe. “Jo vetëm distancohem nga dhuna e Edi Ramës, por kërkoj hetimin e tij dhe Ardi Veiut” tha ai.

Edi Rama është pengu i dhunës kriminale. Ai është njeriu i dhunës me gjuhën dhe urrejtjen e tij. Ai është personifikimi i dhunës, shkatërrimit të familjeve shqiptare. Apo dhunën e këtyre ditëve të 12-14-vjeçarëve. Ju shkatërroi shpresën. Një pjesë largohet, një pjesë qëndron dhe reziston ndaj dhunës, përgjigja e të cilit është më shumë dhunë.

Patjetër jo vetëm distancohem por e kam dënuar dhunën e Edi Ramës. Pa diskutim, jo vetëm jam distancuar, por kam kërkuar hetimin e dhunës së Ramës dhe Veliut dhe e bëjnë me turp pjesën më të madhe të efektivëve të policisë së shtetit. Po ju plas shpirti mezi po presin edhe ata ndryshimin e madh që do të vijë në 25 prill” tha ai.

Lulzim Basha komentoi edhe për analogjinë që i bën Kryeministri ngjarjes së fundit me 21 janarin.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu nënshtrua dhunës dhe vrasja ndodhi si pasojë e gardës që në kushtet e thyerjes së perimetrit vepruan dhe u dënuan. Rama nuk tregon se atë që ishte në grupin e zjarrit e bëri kryetar bashkie në Mat. Anëtarin e grupit të zjarrit, e promovoi, kryetar të PS-së, drejtor të OSHEE dhe sot një njeri që terrorizon Matin. Ky është Edi Rama” tha Basha.

Por cila është zgjidhja? “Anija e Edi Ramës po fundoset. E vemtja shpresë është bashkimi me mua dhe PD-në, opozitën dhe të dëgjoni zemrën tuaj” deklaroi Basha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY