LE MIROIR DES SPORTS (1942) / Riza Lushta, qendërsulmuesi brilant shqiptar i Juventusit gjate Luftës së Dytë Botërore

Nga Aurenc Bebja

“Le Miroir des sports” ka botuar, të hënën e 6 korrikut 1942, në faqen n°6, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Fate të veçanta sportive

Nëse ka një vend i cili, nga numri dhe cilësia e lojtarëve të tij, mund të pretendojë se nuk ka asgjë për të mësuar nga askush në kontinent, kjo është Italia, fituese dy herë e Kupës së Botës, në 1934 dhe 1938, dhe palmares-i ndërkombëtar i të cilës është madhështor.

Megjithatë…

Megjithatë, trajneri i A. S. Romës, kampion i Italisë në 1912, është një hungarez, Alfred Schaffer. Asnjëherë A. S. Roma, që prej vitit 1898 që kampionati italian ekziston, nuk e kishte fituar titullin. Klubi ka arritur këtë sukses, këtë vit, me një ekip që nuk ka në radhët e tij asnjë lojtar titullar në “njëmbëdhjetëshen” e një kombëtarje. Merita e Shaffer-it është akoma dhe më e madhe.

Megjithatë përsëri Juventusi i Torinos, fitues i Kupës së Italisë në 1942, ia detyron suksesin e tij qendërsulmuesit shqiptar Lushta, i cili shënoi kundër Milanit dy herë radhasi, ndërsa ekipi Lombard, i udhëhequr nga 2 -1, dukej se do të barazonte. Nga 2-1, Piemontezët rritën diferencën në 4-1; Ishte shumë për ekipin e ri të Milanos…

Duket kështu që, edhe brenda një elite, njerëz të jashtëzakonshëm, “fate të veçanta” si Schaffer dhe Lushta arrijnë të imponohen. Sidoqoftë për Schaffer-in, kishim dëgjuar për reputacionin evropian të krijuar për shumë vite, si lojtar dhe më pas si trajner.

Por Lushta ?

 Ky Lushta, aktualisht futbollisti më i njohur në Piemont, nuk ka asgjë të përbashkët me Lushtën, të quajtur Riza, i lindur më 21 janar 1916, në Nierogiza (Mitrovicë, Shqipëri), dhe i cili luajti për S. O. Montpellier gjatë sezonit 1939-1940 ?

Nëse është kështu, si mund ta shpjegojmë që nuk u fol për këtë lojtar në Francë? A nuk pati njeri për të dalluar klasin e jashtëzakonshme të një lojtari që arriti të imponohej në mesin e lojtarëve më të mirë italianë dhe që, të dielën e kaluar, shënoi dy gola vendimtarë si në paradë, pas një serie fintesh dhe driblimesh që shmangën mbrojtësit kundërshtarë nga rruga e tij, aq sa ai pati kohë për të bllokuar me qetësi topin për të shënuar në mënyrë të pandalshme?

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje