Pipero tregon bisedën dramatike me pacienten: Po nuk më nxore nga spitali...

Pipero tregon bisedën dramatike me pacienten: Po nuk më nxore nga spitali do hidhem nga kati i tretë

144
0
Shares

Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me arsyet që cojnë pacientët e covid drejt vetëvrasjes.

Pipero tregoi tregoi në emisionin Opinion eksperiencën e tij me një paciente që sot e kishte kërcënuar se do të hidhej nga kati i tretë nëse nuk do e nxirrte nga spitali.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë. Pritshmëria e pacientit në spitalin COVID është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq”, tha Pipero.

Pipero tha se pacientët kanë skepticizëm për trajtimin në spitalet covid dhe vijnë në spitale në gjendje të rënduar.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse spitalet tona mund ta përballojnë rritjen e numrit të rasteve, Pipero tha:

“Kjo mund të konsiderohet si një çështje menaxhimi dhe do të thosha një çështje në kuptimin e aspektit të pritshmërisë. Nuk ka spitale edhe në vende të tjera të botës, që nuk pret. Pret edhe për të hyrë në spital, edhe për të hyrë tek urgjenca, por unë asnjëherë nuk kam vënë në dyshim kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar fluksin e epidemisë.

Ajo që kam këmbëngulur vazhdimisht është mundësia që kemi për të mos ezauruar kapacitetet e spitaleve. Ka një lloj skepticizmi të qytetarëve për të ardhur në spital. Ajo që shohim ne në praktikën e përditshme klinike, është që rastet na vijnë në forma të rënda. Sepse, së pari shkojnë tek mjeku i familjes, kalojnë te disa mjekë specialistë, pastaj vijnë tek ne.

Duhet të biem dakord që është e vëshrirë të gjejmë dy mjekë që japin të njëjtin opinion për të njëjtin subjekt.  Një skepticiziëm i shtuar i qytetarëve duke menduar se duke shkuar në spital do të rëndohet situata”, deklaroi Pipero. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY