Meta alarmon për rendimin e situatës, pacientët presin me orë të tëra...

Meta alarmon për rendimin e situatës, pacientët presin me orë të tëra në ambulanca

38
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta alarmon sot ne lidhje me urgjencat e shtuara ne spitalet covid dhe përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Presidenti Meta thote se rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor.

“Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme”, deklaron Meta.

Sot ka pasur ankesa ne lidhje ne pritjet e gjata ne spitalet covid, nderkohe qe ne vetem pak minuta ka pasur 5 emergjenca te spitali covid1. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY