Vritet shqiptari teksa po konsumonte mëngjes

Vritet shqiptari teksa po konsumonte mëngjes

53
0
Shares

Një shqiptar 47-vjeçar është ekzekutuar në Brazil i ulur në një restorant të San Paulos ku po konsumonte mëngjesin. Mediat braziliane shkruajnë se viktima quhet Ilir Zelka dhe po qëndronte në një hotel të zonës prej datës 20 nëntor. Ai shkonte vazhdimisht në restorantin ku u vra në mëngjesin e datës 1 dhjetor.

Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes i thanë policisë braziliane se autori ishte me një motor, bluzë të kuqe dhe kokore, i pamundur të mos identifikohej.

Shqiptari në momentin që u qëllua ishte i ulur në karrige dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte në trup nga breshëria e plumbave.

Një zyrtar i policisë braziliane u shpreh për mediat se autori braktisi motorin dhe zhduku rrobat që përdori në momentin e vrasje. Janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorit, që ende nuk është identifikuar.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY