Gjendja e krizës propozohet të vazhdojë për 6 muaj në Maqedoninë e...

Gjendja e krizës propozohet të vazhdojë për 6 muaj në Maqedoninë e Veriut

35
0
Shares

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit është më i lartë se ai i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut. 1242 persona e kanë mposhtur virusin Korona ndërsa persona të rezultuar pozitivë nga testimet e kryera janë 1 mijë e 60 persona.

Nga COVID-19 janë shënuar 29 viktima, ndërkohë Qeveria kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë edhe për 6 muaj të tjerë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme Qeveria miratoi kërkesën e Komitetit për Menaxhim që gjendja e krizës në tërë territorin të vazhdojë me arsyetimin se një gjë e tillë do të ndihmonte në menaxhimin më efikas të pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Megjithatë vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës i takon Kuvendit deri në 19 dhjetor kur edhe skadon 30 ditëshi i gjendjes aktuale të krizës që u miratua në 20 nëntor.

Nëse propozimi miratohet nga Kuvendi, atëherë gjendja e krizës do të vazhdojë deri në mesin e qershorit të vitit të ardhshëm.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY