TIRANE/ Arrestohet pronari i lokalit, kapet lende narkotike

TIRANE/ Arrestohet pronari i lokalit, kapet lende narkotike

74
0
Shares

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” ne Tirane shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i disa personave.

U arrestuan: I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

“Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”,  njofton policia e Tiranes. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY