Mjekja Najada Como ka ditelindjen, lule dhe urime nga Manastirliu dhe Rama

Mjekja Najada Como ka ditelindjen, lule dhe urime nga Manastirliu dhe Rama

95
0
Shares

Shefja e Infektivit, Najada Çomon ka ditelindjen dhe asaj i kane uruar nder te tjere edhe ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu  ka treguar se i ka dhuruar një buqetë të madhe me lule brenda ambienteve të spitalit.

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.

Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.
Edhe 100 Prof. Najada!”, ka shkruar Manastirliu .

Ndersa Kryeministri Rama i uron datelindjen por e ka nderruar foton e Najades. Fillimisht ishte pa maske dhe me pas ka vendosur nje foto me maske duke i hequr te paren.

Edhe 100! Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!”, ka shkruar Rama në “Facebook./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY