Mjekë, infermierë, mësues dhe elektricistë.COVID-19 pushton Beratin

Mjekë, infermierë, mësues dhe elektricistë.COVID-19 pushton Beratin

50
0
Shares

Pozitivë për virusin janë konfirmuar një mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1, një imazherist në Spitalin Rajonal Berat si dhe dy infermierë në qendrën Shëndetësore Nr. 2. Gjithashtu, janë infektuar edhe dy elektricistë.

Rastet e tjera përfshijnë:                                                        1 punonjës në Ujësjellës-Kanalizime Berat, 1 punonjëse në Pallatin e Kulturës, 1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat, 1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare, 1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat, 1 polic në Burgun e Beratit, 1 inxhinier kimist në Doganën Berat.

Raste janë regjistruar në disa fasoneri si dhe në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak ku pozitive ka rezultuar një mësuese.

Në Urën-Vajgurore pozitivë janë 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” dhe 1 mësuese në gjimnazin “Muhamerr Janina”.

Raste aktive në Berat deri më tani rezultojnë të jenë 487.

e.h/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY