Gjendet ne shtepi pa jete nga covid oficeri i antidroges

Gjendet ne shtepi pa jete nga covid oficeri i antidroges

20
0
Shares

Nje agjent i anti-drogës në Policinë e Shtetit u gjet i pajetë në banesën e tij ditën e sotme si pasojë e koronavirusit. Ai quhej Florian Pema dhe sipas miqve te tij cilësohej si një oficer mjaft i perkushtuar.

Sot me date 20.11.2020, u shua nje yll i vertete! Nje njeri qe vetem mire ka ditur te beje ne jete! Iku nga kjo bote shoku i mire Florian Pema! Zoti e deshi me teper se ne! Do na mungoje buzeqeshja e tij, harmonia e  tij, shoqeria e tij! Do na mungoje optimizmi i tij! Flori ishte nje Tirons i vertete, qe gjithmone transmetoje paqe dhe shprese! Nje familjar i mrekullueshem qe sakrifikoje jashtezakonisht per djalin dhe bashkeshorten tende! Nje shok jashtezakonisht i mire ku gjithmone kishe ndjesine e harmonise, mirekuptimit! Zot pranoje ne gjirin tend, merre ne parajsen e perjetshme!

Zot fale kete njeri te mire! Zot te lutem pranoji lutjet e mia dhe te kolegeve te tjere! Flori ti iken nga kjo bote me nder, pasi ke punuar dhe i ke dhene ketij shteti shpirtin! Ke qene ne pune gjithmone i drejte, ske pasur kurre paragjykime ne jete! Flori prehu ne paqe vella! Lutem per djalin dhe familjaret e tu qe Zoti tja u lehtesoje dhimbjen sadopak pavaresisht se eshte nje dhimbje qe sdo harrohet lehte! Sot shoket e zyres nuk duan ta pranojne por ja qe eshte e vertete. U shua, u shua nje yll i vertete!” shkruan miku i tij Gjergji Oshafi në facebook.

Kujtojmë gjithashtu sot Policia e Shtetit njoftoi se COVID-19 ka prekur edhe drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Ai është karantinuar dhe ndodhet në banesën e tij ku po merr mjekim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY