LISTA/ BKH perzgjedh 39 hetues, 21 rrezohen ne verifikimin e rradhes

LISTA/ BKH perzgjedh 39 hetues, 21 rrezohen ne verifikimin e rradhes

116
0
Shares

BKH arritur te zgjedhe 39 hetues te saj pas nje procedure te gjate verifikimi ku ne fazen e fundit u perfshine 55 kandidate. Megjithate edhe keta hetues kane perpara edhe testin e poligrafit dhe deklaratene  pasurise dhe interesave.

Aktualisht jane edhe 21 vende bosh.

”Komisioni i Përzgjedhjes në datë 19.11.2020, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar janë të renditur sipas numrit rendor nga 1 deri 39.

Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn deklaratën e pasurisë dhe  interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur.

Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën bkh.aplikim@spak.al, jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al)

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin e BKH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY