SHBA ndihmon Kosovën me 33 milionë dollarë

SHBA ndihmon Kosovën me 33 milionë dollarë

87
0
Shares

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në aspektin ekonomik dhe politik, do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë. Kjo ndihmë lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila shprehet se përmes këtij projekti synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Investimi i vazhdueshëm i SHBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Osmani.

e.h./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY