Covid mbyll Parlamentin shqiptar, jane me shume se 10 deputete

Covid mbyll Parlamentin shqiptar, jane me shume se 10 deputete

148
0
Shares

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njofton se seanca që ishte parashikuar për ditën e nesërme nuk do të mbahet per shkak se numri i deputeteve kalon numrin maksimal te personave qe lejohen te grumbullohen.

Ruçi shprehet se i është drejtuar me një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, për të dhënë një mendim, sesi mund të vijojnë më tej punimet e Kuvendit, ndërkohë që mbledhjet e Komisioneve do të vijojnë që të mbahen online.

Nderkohe qe Parlamenti nuk mblidhet ne nje kafe ne bllok mund te gjesh cdo dite mbi 120 kliente ne nje ‘kafe’ me te vogel se Parlamenti.

Njoftimi i Kuvendit:

Të nderuar kolegë, në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY