Si humbi jeten gruaja shtatzene me covid, perpjekja e mjekeve

Si humbi jeten gruaja shtatzene me covid, perpjekja e mjekeve

62
0
Shares

Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë humbi jeten mbremjen qe kaloi pas infektimit nga covid.

Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar me Covid-19. Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.

Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes dhe të nënës.

Kështu tentativa e mjekëve për të mbajtur në jetë foshnjen prematurë dhe nënën dështoi. Emanuela kishte qëndruar fillimisht në shtëpi pasi ishte e shqetësuar për dëmin që mund ti shkaktonin fëmijës ilaçet me Covid.

Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY