TIRANE/ Humb jeten nga covid aktori Valter Gjoni, drejtonte protokollin e bashkise

TIRANE/ Humb jeten nga covid aktori Valter Gjoni, drejtonte protokollin e bashkise

131
0
Shares

Nderron jetë në moshën 66 vjeçare  si pasojë e Covid-19 aktori Valter Gjoni. Prej disa vitesh ai ka drejtuar protokollin e bashkise se Turanes.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë . I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës.”- shkruan kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj.

Valter Gjoni ka lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë, është arsimuar në nivel parauniversitare, po në Tiranë. Në vitin 1978 përfundoi studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik dhe po në këtë vit fillon veprimtarinë e tij profesionale si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televi-zionit Shqiptar.

Ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar etj. Në vitin 1987, krahas studimeve pasuniversitare për titull shkencor të nivelit të parë, përfundon edhe studimet e specializimit në degën e gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (në bazë të legjislacionit aktual konvertohet me nivelin Master Shkencor në Gazetari).

Ka kryer edhe kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Finland, Itali, Greqi etj. Njëkohsisht, Valter Gjoni është anëtar i nominuar i disa organizmave ndërkombëtare. V. Gjoni është autor i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta.

Pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias të Tiranës, në vitin 1991 e në vijim, V. Gjoni emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku përmbush një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, autori ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën. Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ku titulli më i lartë është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY