Edhe vendimi i KPA/ Arjana Fullani lihet jashte sistemit per 15 vjet

Edhe vendimi i KPA/ Arjana Fullani lihet jashte sistemit per 15 vjet

89
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot te lere në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Arjana Fullanin. Dikur anëtare e Gjykatës së Lartë do te perjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, duke lene ne fuqi vendimin e KPK.

Arjana Fullani e ankimoi vendimin e KPK-së të datës 23 korrik 2019, për përjashtimin e saj për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, por KPA e rrëzoi ankimin.

Sipas KPA-së, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetingut, Fullani ishte gjyqtare ndërsa shton se vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Fullani tha se do të vijojë betejën e saj ligjore. “Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shume mirë ligjin procedural, mendo ca ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, tha Fullani per mediat televizive.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY