Basha vijon replikat me Ramen: Mos bej zedhenesin e Beogradit por ve...

Basha vijon replikat me Ramen: Mos bej zedhenesin e Beogradit por ve dore mbi te semuret qe mjekohen ne ambulanca

73
0
Shares

Kreu i PD, Lukzin Basha i përgjigjet Ramës në Twitter.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, reagon Basha ne twitter.

Pak me heret Rama postoi ne twitter ne pergjigje te Bashes ne lidhje me gjendjen e  rende te pandemise.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, postoi Rama.

Nderkohe rikthimi i ketyre akuzave nga Rama ngjan te jene bazuar mbi lajme fake, pasi vete Thaci ka deklaruar se nuk ekziston nje akuze per shtepine e verdhe ne rendin e akuzave te gjykates speciale.

Me heret n/kryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar mbi akuzat e Rames.

”Kujt po i shërben Edi Rama që po akuzon UÇK pë trafik organesh? Pse Edi Rama po e rinxjerr këtë tezë, kur, në fakt, vetë Hashim Thaçi dhe të tjere thonë se nuk janë pyetur kurrë për këtë çështje. As në aktakuzë nuk ekziston. Sepse Edi Rama po bën punën e Vuçiçit për ta bërë pis UÇK-në dhe luftën e Kosovës. Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh”, komentoi Paloka. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY