Micotaqis: Greket mbyllen si ne mars, por do te marrin 800 euro

Micotaqis: Greket mbyllen si ne mars, por do te marrin 800 euro

595
0
Shares

Kryeministri grek Micotakis ka njoftuar kete mesdite mbylljen kombëtare në Greqi.

Mbyllja nis nga ora 18:00 e ditës së shtunë dhe zgjat deri në 30 nëntor.

Kryeministri grek Mitsotakis se masat do të jenë të njëjta si në mars, përveç faktit se nuk do të mbyllen shkollat fillore.

Mbyllja do të jetë e njëjtë si në mars, por me një ndryshim të vogël me marsin, pasi shkollat fillore do të jenë hapur“, tha Mitsotakis duke theksuar ndërkohë se mësimi në gjimnaze dhe universitete do të bëhet online.

Kështu, duke filluar nga e shtuna, grekëve do t’i duhet të dërgojnë një SMS për të dalë nga shtëpia për të bërë blerje jashtë, ndërsa marketet dhe farmacitë do të jenë hapur.

Më herët, Greqia bëri të detyrueshme përdorimin e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura.

Mitsotakis theksoi gjithashtu se qeveria greke ka planifikuar të mbështesë punonjësit për dy muaj për shkak të pandemisë. Sipas tij, do të ketë një pagesë 800 euro për punonjësit që u pezullohet puna për këto dy muaj si edhe 400 euro pagesë papunësie për ata që janë të papunë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY