Trump: Nuk e besonim qe do te fitonim kaq shume. Biden: Jemi...

Trump: Nuk e besonim qe do te fitonim kaq shume. Biden: Jemi ne rrugen e duhur

178
0
Shares

Vijon ende numerimi i votave ne SHBA ndersa diferenca eshte mjaft e ngushte. Me poshte jane rezultatet deri ne oren 8.30 te mengjesit te sotem.

Joe Biden ka marrë deri mengjesin e sotem rreth 65 milionë e 500 mijë vota ose 49.9 për qind, ndërsa Donald Trump 63 milionë e 786 mijë vota ose 48.5 për qind, shkruan Fox News.

Trumpi ka fituar ne shtete si Florida dhe Teksas, me respektivisht 29 dhe 38 vota elektorale ndërsa Joe Biden ka fituar në shtetin me popullsinë më të madhe, Kaliforni, me 55 si dhe Nju Jorkun me 28 vota elektorale.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë në një konferencë për shtyp përpara mbështetësve të tij ku shprehu optimizmin për fitoren e zgjedhjeve.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë falënderoi të gjithë popullin amerikan që doli në votime dhe që zgjodhi alternativën e tij si më të mirë.

Trump u shpreh se nuk e mendonte as vetë që do të fitonte në kaq shumë shtete.

“Falënderoj popullin amerikan që na votoi me miliona. Qytetarët kanë dalë në numra rekord. Kjo është një lëvizje e pabesueshme. Fituam në shumë shtete që nuk e mendonim, në Teksas në Ohio, në Georgia. Nuk na arrijne dot dhe kemi fituar pastër në Karolinën e Veriut. Nëse shikoni në Arizona kemi shumë vota. Po fitojmë Pensilvaninë me një numër të jashtëzakonshëm votash. Ne jemi mbi 600 mijë vota përpara këtu. Këta nuk janë as afër. Ne po fitojmë në Michighan dhe u habita. Nuk na duheshin të gjitha këto fitore”, u shpreh Trump.

Kandidati demokrat, Joe Biden foli pak me heret dhe tha se ishte optimist për rezultatin e zgjedhjeve. Në një fjalim të shkurtër në shtetin e Delauer, Biden tha se kishte besim që në fund do të dilte fitimtar.

“E dinim që do të ishte rrugë e gjatë, ndoshta do të zgjasë më shumë. Por ndihemi mirë. Besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet. Duhet të jemi të duruar deri sa të numërohet çdo votë. Por ndihemi mirë, besojmë se kemi fituar Arizonën, dhe Minesotën, dhe jemi ende në lojë në Xheorxhia. Kemi ndjesi të mirë për Usikonsin dhe Miçigan. Edhe pse do të duhet kohë për të numëruar votat, do të fitojmë në Pensilvenia. Mund të duhet më shumë kohë. Nuk më takon mua, dhe as Donald Trump-it të thonë kush i fitoi këto zgjedhje, kjo i takon popullit amerikan”, tha Biden.

Edhe pse tashmë e ka fituar Arizonën, Biden është ende mbrapa në shtetet e “murit blu”, Miçigan, Usikonsin dhe Penslivania, diçka që me sa duket, ai dhe skuadra e tij, besojnë se do të arrijnë t’i fitojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY