Ndryshime te rendesishme ne Policine e Shtetit, drejtoret qe lane zyrat ne...

Ndryshime te rendesishme ne Policine e Shtetit, drejtoret qe lane zyrat ne qytetet e medha

125
0
Shares

Policia e Shtetit lajmeroi sot ndryshimin e disa drejtoreve te Drejtorive në qarqe. Pjesë e ndryshimeve janë drejtoritë e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Mësohet se Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Kukës Alban Çela.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY