Basha: shifrat e viktimave nga COVID, jane më të larta nga sa...

Basha: shifrat e viktimave nga COVID, jane më të larta nga sa raportohen

57
0
Shares

Kreu i PD, Lukzin Basha tha sot ne konference shtypi me gazetarët se shifrat e viktimave nga COVID, jane më të larta nga sa raportohen.

Qytetarët nga Korça jane 2 javë të regjistruar si të infektuar me COVID ndersa rezultatet e testimit merren pas 8 ditësh.

Basha ka treguar mesazhin që i ka ardhur nga qytetarët në Korcë pasi janë infektuar me koronavirus.

“Z.kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”.

Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhje t’i ndajë me mafian e plehrave, tha Basha.

“Ky prestigjator i lodhur do të vazhdojë të hapë çdo lloj debati të pavlerë për të shmangur përgjigjet për katastrofën shëndetësore. Paratë nuk po kursehen për një projekt më të rëndësishëm, por për inceneratorët.Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese.
Ka zgjedhur t’i japë miliona euro mafies së plehrave në vend që të ndihmojë shqiptarët
Luksi i zyrave, inceneratorët she PPP-të nuk preken, por të sëmurët përzgjidhen kush trajtohet e kush jo”, tha kreu i opozites, Lulzim Basha./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY