Greqia bind policinë shqiptare të sekuestrojë në Vlorë pasurinë e trafikantit shqiptar

Greqia bind policinë shqiptare të sekuestrojë në Vlorë pasurinë e trafikantit shqiptar

198
0
Shares

Policia ka sekuestruar sot një pasuri prej 300 mijë eurosh në Vlorë e shprehur në tokë, apartamente dhe makinë të një personi që është akuzuar për pastrim të produkteve penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

*  3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut”, njofton policia e Vlorës.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY