Komisioni “Venecias” refuzon procedurën urgjente për Kodin Zgjedhor

Komisioni “Venecias” refuzon procedurën urgjente për Kodin Zgjedhor

70
0
Shares

“Venecia” ka refuzuar procedurën urgjente për Kodin Zgjedhor.

Pasi Presidenti Ilir Meta iu drejtua Komisionit të Venecias duke i kërkuar opinion të specializuar në lidhje me ndryshimet Kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor nga mazhoranca, presidenti i “Venecias”, Gianni Buquicchio, i ka shkruar një letër presidentit Meta.

Në letër shkruhet se kërkesa e Metës për shqyrtim me procedurë urgjente nuk është autorizuar, pasi çështja është komplekse, dhe si e tillë nuk mund të shprehet në kohë të shkurtër.

Komisioni i Venecias më tej shkruan se, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme, dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim, në dhjetor, ndërsa mendimi do të hartohet sëbashku me ODIHR.

LETRA:

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor

të Republikës së Shqipërisë, ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, për të mos autorizuar procedurën urgjente, pasi çështja është komplekse dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet në një kohë të shkurtër.

Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR.

Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY