Mbyllet rajoni i Italisë. Kreu i rajonit:Nuk dua të shoh kamionët me...

Mbyllet rajoni i Italisë. Kreu i rajonit:Nuk dua të shoh kamionët me arkivolë

97
0
Shares

Situata e COVID-19 në Itali po bëhet kritike pasi gjatë 24 orëve të fundit autoritet shëndetësore konfirmuan 19,143 raste të reja infektimi dhe 91 humbje jete.

Kreu i rajonit të Campania ka njoftuar mbylljen dhe ka shprehur se janë në prag të tragjedisë.

Ne do të vazhdojmë me mbylljen e gjithçkaje, urdhri që hyn në fuqi sot nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet të mbyllim gjithçka dhe duhet të vendosim sot, jo nesër. Ne jemi një hap larg tragjedisë.                                           Nuk dua të shoh kamionët me arkivolë. Ne duhet të marrim vendime sot. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Duhet të mbyllim gjithçka për një kohë. Ndoshta për 40 ditë për të frenuar shpërthimin e infeksionit. Pastaj do të shohim. Pa vendime drastike, nesër nuk do të jetë më e mundur” tha guvernatori, Vincenzo De Luca.

Në 24 orët e fundit, 2.280 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në rajon dhe është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY