TROPOJË/ E kapën me pistoletë në portofol dhe kallash në shtëpinë në...

TROPOJË/ E kapën me pistoletë në portofol dhe kallash në shtëpinë në fshat

543
0
Shares

Një person u arrestua sot në mëngjes në Tropojë pasi lëvizte me armë.

A.Qeleposhi, 29 vjeç banues në Babinë, Tropojë, u arrestua në një lokal në qytetin e Bajram Currit, në kuadër të operacioni “Babina”. Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës atij i gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Më pas policia ka kryer kontrolle edhe në shtëpinë e tij në Babinë ku i gjetën edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

‘’Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë. Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa”, njofton policia./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY