Monika Kryemadhi: Me këtë kod do fitojmë 100 mandate

Monika Kryemadhi: Me këtë kod do fitojmë 100 mandate

44
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha sot në një intervistë te ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24, se opozita me Kodin e Ri Zgjedhor do të marrë 100 mandate.

Me formulën e vjetër do të merrte 86, kurse tashmë algoritmet flasin për 100 mandate, thote ajo pa shpjeguar nëse PD-LSI do të shkojnë në koalicion me një listë apo dy lista të ndryshme në dy koalicione të ndyshme.

Ajo çfarë la të nënkuptohet Kryemadhi është se LSI do të drejtojë një koalicion, pasi simboli i partisë nuk do të hiqet nga fleta e votimit tha ajo.

“Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri. Për çështjen e koalicioneve do të flasim më vonë, kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hyjnë në fuqi. Ndërsa një gjë është e sigurit, simboli i LSI nuk largohet dhe nuk ikën nga fleta e votimit”- tha Kryemadhi./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY