VIDEO/ Publikohen pamjet e parcelës ku u vranë dy të rinjtë

VIDEO/ Publikohen pamjet e parcelës ku u vranë dy të rinjtë

229
0
Shares

Faxweb ka arritur të sigurojë video nga parcela me drogë ku u gjetën dy të rinjtë e vrarë. Siç shihet dhe nga pamjet, megjithëse bima narkotike është shkulur, duken qartë gropat e shumta të mbjella me kanabis.

3 të rinjtë rezultuan të zhdukur që prej datës 3 tetor, datë kjo kur Danjel Pepaj sipas burimeve është rráhur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë. Konflikti ka nisur si pasojë e vjedhjes së një sasie kanabisi. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjèdhjes së parcelave me cánnabis por pas torturave është detyruar që të thotë po.

Pas dyshimeve se mund t’i ketë qèlluar Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qèlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdèkur apo jo”.

Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qèllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY