Stafi mjekësor i Trump: Gjendja e tij po përmirësohet, por nuk është...

Stafi mjekësor i Trump: Gjendja e tij po përmirësohet, por nuk është ende jashtë rrezikut

27
0
Shares

Sipas një deklarate të ditës së sotme nga Dr.Sean P.Conley Presidenti Donald Trump është shprehur për stafin mjekësor të Shtëpisë së Bardhë që ndihej “shkëlqyeshëm”, nuk ka pasur simptoma apo nevojë për oksigjen.

Dr.Conley nuk dha informacione të tjera rreth trajtimit të Trump apo nëse trajtimi i tij përfshin steroide për të trajtuar virusin, por përmendi që testi i antitrupave i bërë mbrëmjen e së enjtes së kaluar nuk tregoi zbulim të nivelit të antitrupave. Një test tjetër i bërë të hënën, ditën kur Trump doli nga Qendra Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, tregoi një nivel antitrupash të konsiderueshëm krijuar nga sistemi imunitar i trupit për të luftuar virusin.

Nuk ishte e qartë nëse informacioni i dhënë është për të sqaruar diagnozën fillestare të Trump, vazhdimësinë e sëmundjes apo qëllimin e tij për të vazhduar me fushatën elektorale.

Virologia Angela Rasmussen nga Universitetii Kolumbisë, u shpreh që rezultatet e testit të antitrupave ishin në përputhje me pritshmëritë për përgjigjen nga sistemi imunitar dhe që prania e antitrupave të imunoglobinës G të quajtura ndryshe dhe IgG ” është brenda afatit kohor gjatë të cilit niveli i IgG pritet të rritet “. Sipas saj këto antitrupa janë më të fuqishme se të tjera për të neutralizuar virusin.

Të premten Trump bëri një konfuzion të një kolegji antitrupash që është ende në fazën e testimit. Kokteji i prodhuar nga Regeneron mendohet të ndihmojë në krijimin e një përgjigje të sistemit imunitar nëpërmjet infuzionit të antitrupave të fuqishëm. Edhe pse rezultatet fillestare kanë qenë pozitive është ende e paqartë nëse ky trajtim eksperimental është efektiv.

Deklarata e shpejtë e bërë për herë të dytë nga stafi mjekësor i Trump nuk pati një sesion pyetje-përgjigje me gazetarët dhe nuk dha informacione të reja mjekësore.

Doktorët thonë që stafi mjekësor i Trump ka dhënë një tablo jo të plotë të shëndetit të tij që në fillim të infektimit me koronavirus, nuk ka treguar rezultatet e rrezeve X të kraharorit  apo të skaneri të mushkërive për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.

Gjatë këtyre ditëve Trump është shprehur që ndjehet “shkëlqyeshëm”, por disa ekspertë për COVID-19 thonë që ai është në një fazë të sëmundjes ku disa pacientë marrin një kthesë për keq. Dr.Conley tha të hënën që Trump nuk ishte akoma jashtë rrezikut dhe që stafi i tij do ishte më i qetë nëse ai do vazhdonte të përmirësohej deri të hënën e ardhshme.

The New York Times /DRONI.al/Përgatiti E.Hoxha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY