Nënsekretari i Shtetit të SHBA, Krach: Lufta kunder korrupsionit, po shohim që...

Nënsekretari i Shtetit të SHBA, Krach: Lufta kunder korrupsionit, po shohim që bëhen disa veprime

71
0
Shares

Në një intervistë për A2, nën-Sekretari i Shtetit të SHBA për rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach foli për marrëveshjet Shqipëri-SHBA dhe investimet e reja amerikane.

Krach i cili ishte në Shqipëri për të nënshkruar dy Memorandume Mirëkuptimi në fushen e Bashkëpunimit  Ekonomik dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës u shpreh që këto dy marrëveshje do shërbejnë si katalizatorë për rritjen e investimeve të sektorit privat  në Shqipëri.

I pyetur nëse SHBA beson që Shqipëria po merr hapat e duhura lidhur me shqetësimet e shprehura lidhur me tregtinë dhe luftënkundër korrupsionit Krach tha “Meqë ra fjala, shohim që ka vullnet, po fillojmë të shohim disa veprime. Gjëja kyçe është ajo që do ta quanim gjykata të pastra si dhe sundimi i ligjit. Pra nëse shikon se çfarë po bëjmë ne, është rrjeti global i besimit. Ky përbëhet nga vende, kompani, shoqëri civile që mendojnë në mënyrë të ngjashme, në të gjitha fushat e bashkëpunimit ekonomik, një rrjet që funksionon sipas një pakete parimesh besimi si llogaridhënia, integriteti, reciprociteti, transparenca, respekt për sundimin e ligjit, respekt për pronën e çdo lloji, respekt për sovranitetin e vendeve, respekt për planetin, respekt për të drejtat e njeriut, respekt për lirinë e besimit. Dhe kjo është pjesë me rëndësi e saj.”

Ndërkohë lidhur me marrëveshjen që pritet të bëhet për rrjetin e sigurisë 5G, njohur ndryshe si Nisma e Rrjetit të Pastër, Krach u shpreh “Së pari, mendoj se Shqipëria njihet jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga NATO, si udhëheqëse, një nga të parat që iu bashkua Rrjetit të Pastër dhe tani, Rrugës së Pastër. Gjatë kohës në NATO, kalova mjaft kohë me Zv. Sekretarin e NATO-s, dua të siguroj që NATO nuk është e fragmentuar për sa i përket rrjeteve të besueshme në disa vende dhe të pabesueshme në disa të tjera. Lajm i mirë është që tani mbi 20 vende anëtare të NATO-s janë vende te pastra, të besuara, dhe në një numër vendesh që vizituam, si Portugalia, Spanja, Gjermania, Luksemburgu, të gjitha janë në atë rrugë për të qenë në Rrjetin e Pastër. Ajo që do të thotë për Shqipërinë është se njiheni vërtet si udhëheqëse në këtë drejtim dhe keni përcaktuar ritmin aty.”

Intervista eshte postuar ne twitter edhe nga ambasadorja Yuri Kim e cila kerkon qe Shqiperia te mbroje infrastrulturen e rendesishme te saj dhe te refuzoje abuzimet e komunisteve kinezë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY