Tabaku sheh rrënimin e bizneseve ne Tiranë, shpjegon 5 pikat

Tabaku sheh rrënimin e bizneseve ne Tiranë, shpjegon 5 pikat

37
0
Shares

“Kjo eshte Shqiperia reale, ajo e papunesise, mbylljes se bizneseve largimeve masive shume ndryshe nga ajo e grafikeve me ngjyra qe jane vecse ne mendjet e pushtetareve”, tha sot Jorida Tabaku pas takimit qe kishte me biznese ne  njesine nr.3.

Tabaku tha se u ka shpjeguar planin ekonomik të rimëkëmbjes me 5 pika që përfshin një pikë të veçantë për biznesin e tyre. Shpërndarjen e një çeku prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 100 mln euro. Një shumë tejet insinjifikative për taksat dhe tatimet që kanë paguar bizneset ndër vite.

Tabaku rrefen se kane qënë të shumtë ato biznese që u ankuan për largimin e të punësuarve si mungesë e të ardhurave nga bizneset. Edhe kjo është diçka që mund të zgjidhet lehtësisht përmes planit të rimëkëmbjes ekonomike.

“Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh. Sikundër dhe krijimin e Fondit të Punësimit për të mbështetur ata biznese që rimarrin në punë punëtorët me një pagesë prej 20 mijë lekësh në muaj për 6 muaj”, komenton Tabaku. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY