Berisha: Opozita do te zhgenjeje nese nuk e con Ramen per ndjekje...

Berisha: Opozita do te zhgenjeje nese nuk e con Ramen per ndjekje penale

83
0
Shares

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale për disa dosje.

Berisha: Pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale për disa dosje. Nëse opozita nuk përgatitet për këtë proces, ajo do të zhgënjejë shqiptarët dhe botën. Mbi Edi Ramën rëndojnë krime të shëmtuara, nga tradhtia kombëtare, deri në vjedhjet deri jashtë çdo imagjinate.

Erdhi në pushtet dhe nuk gjeti asnjë fakt, se aty i ka dosjet. Rama ka kryer krime aq të rënda në të gjitha aspektet dhe proceset e dosjet duhet të jenë disa. Çdo opozitar duhet të jetë i vendosur dhe ta ketë si objektiv që kjo fitore t’i japë dënimin e merituar që ç’bëri Shqipërinë më shumë se Enver Hoxha deri më sot.

Nëse opozita ulet periodikisht në tavolinë me një bandit si Gjiknuri, e detyruar për një arsye madhore, unë nuk di ç’t’u them për të tjetër pastaj. Unë mendoj se opozita ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këshillin politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY