“1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës, por asnjë qindarkë per shkollat”

“1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës, por asnjë qindarkë per shkollat”

32
0
Shares

“1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës, por asnjë qindarkë shtesë për shkollat.” deklaron ish deputerja Albana Vokshi ndersa shton se Erjon Veliaj paguan me taksat tona biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale, por jo për sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla.

“Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit.

Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.

Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike”, deklaroi Vokshi. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY