Ndahet nga jeta Sabit Brokaj

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj

201
0
Shares

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare, profesori i njohur, ish ministri dhebish drejtues i larte i PS, Sabit Brokaj.

Brokaj, nje mjek i njohur kardiolog ne kohen e diktatures, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Brokaj lindi në 7 Janar 1942, në Vlorë.  Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972. Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologji në 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

Në 1984, Brokaj filloi si pedagog ne Fakultetin e Mjekesise ne Tiranë dhe me pas edhe zv Dekan i Fakultetit në 1987, dhe Dekan në 1989. Ai e mbajti këtë pozicion derisa u largua nga shkolla në 1991.

Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në një sërë legjislaturash, Ministër i Shëndetësisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes gjatë viteve 1997 – 1999.

Ai ka qene nderkohe anetar i forumeve drrjtuese te PS, dhe nje nga zerat me te fuqishem te saj. Por pas ardhjes ne krye te PS te Edi Rames, Brokaj iu bashkua LSI duke qene nderkohe edhe nje nga drejtuesit kryesore te saj si dhe deputet. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY