“Nëse Greqia i beson vetes, le të ulet në tryezë”

“Nëse Greqia i beson vetes, le të ulet në tryezë”

31
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Greqia tregoi qartë se është kundër dialogut për zgjidhjen e tensioneve në Mesdheun Lindor duke kundërshtuar iniciativat e ndërmarra në këtë drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomati turk duke folur në lidhje me stërvitjen e Turqisë në Mesdheun Lindor gjate nje konference shtypi tha se, “Stërvitja jonë kryhet në kuadër të rregullave të NATO-s”.

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore mes 6-10 shtator po zhvillojnë stërvitjen “Stuhia e Mesdheut”.

Çavuşoğlu gjithashtu tregoi se Greqia duke kundërshtuar iniciativat e fundit për dakordim tregoi qartë se nuk është pro dialogut. “Nëse Greqia i beson vetes, le të ulet në tryezë. Le të tregojë para të gjithëve se është në të drejtë. Edhe ne kemi gjëra për të thënë”, u shpreh ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte njoftuar se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY