Ceremoni ne Vlore per 100 vjetorin e Luftes, Rama tregon rolin amerikan

Ceremoni ne Vlore per 100 vjetorin e Luftes, Rama tregon rolin amerikan

122
0
Shares

U mbajt sot ne Vlore ceremonia zyrtare e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.

Të pranishëm ishin presidenti Ilir Meta, Kryeministri EDi Rama dhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi. Kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë parë të ulur pranë njëri- tjetrit.

Në fjalën e tij, zoti Rama u shpreh se Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme për nga historia e saj dhe përfundimi.

Zoti Rama ka vene ne dukje rolin amerikan per fitoren e kesaj lufte.

“Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën ato që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Washington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për Shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etj.  Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë. Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës, që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës. Dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet, si dhe shumë priftërinj, hoxhallarë, baballarë që janë një segment i panjohur, të paktën që shumë prej nesh që historinë e Vlorës e pamë të shkruar nga ata që fituan më pas. E dimë se historia u fshi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm, që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të Luftës së Vlorës”, tha zoti Rama.

Presidenti Ilir Meta, përmes foltores në sheshin e Flamurit në Vlorë, deklaroi se “lufta e Vlorës tregoi se ky vend ka zot, dhe zoti i këtij vendi është vetë populli.

“Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zot i këtij vendi është vetë populli. Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli që e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë. Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli”, tha ndër të tjera presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY