LISTA E VJEDHJEVE/Kapet hajduti i pikturave dhe objekteve me vlerë, si u...

LISTA E VJEDHJEVE/Kapet hajduti i pikturave dhe objekteve me vlerë, si u zbulua i riu nga Korça

191
0
Shares

Nje 33-vjeçar eshte arrestuar në flagrancë, si autor i dyshuar i 17 vjedhjeve të ndodhura në qytet. Policia ka sekuestruar piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Shtetasi i mësipërm, ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY