Valteri denoncon në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi, verifikon...

Valteri denoncon në Kuvend: Një deputete ka votuar 5 fletë votimi, verifikon votat nga jashtë

58
0
Shares

Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare tha se një deputete ka votuar pesë herë dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen, ndërsa kërkoi që kjo situatë të verifikohej.

Valteri theksoi se vota është individuale dhe duhet të merren masa menjëherë.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se vërejtja e deputetit Valteri është e drejtë, ndërsa shtoi se deputetja emri i së cilës nuk është bërë i ditur është shprehur se ka votuar vetëm njëherë dhe se ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e votimit të deputetëve të tjerë.

Ruçi ka sqaruar se deputetja ka votuar vetëm një herë kurse 4 votat e tjera janë fletë votimit të deputetëve të tjerë nga jashtë por mbetet për t’u verifikuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY