Arrestohen 6 persona, policia jep detajet mbi akuzat

Arrestohen 6 persona, policia jep detajet mbi akuzat

36
0
Shares

Gjashtë persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë.

-Policia goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. C., 26 vjeç, pasi në rrugën “Petro Korçari”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, si edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 48 vjeç, pasi në rrugën ”Enver Begeja”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me sende të forta vëllanë e tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Skënderbeu”, Laknas, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin Y. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. A., 24 vjeç dhe A. P., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

• F. H., 39 vjeç, pasi në rrugën “Hazbi Serani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY