Miratoi ndryshimet kushtetuese/Rama i bën sërish ftesa opozitës: Kush s’vjen nesër mbetet...

Miratoi ndryshimet kushtetuese/Rama i bën sërish ftesa opozitës: Kush s’vjen nesër mbetet jashtë vendimmarrjes

37
0
Shares

Kryeministri Rama, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, i  ka bërë ftesë opozitës jashtëparlamentare që të mblidhen për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese.

Sipas Ramës, “ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne.”

“Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog”, shkruan më tej Rama në postimin e tij.

Po ashtu, kreu i qeverisë paralajmëron se kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes.

Nderkaq, Lulzim Basha nuk i njohi miratimet e sotme ne Kuvend, dhe lidhur me kete reagoi publikisht nga selia blu duke u shprehur se asnjë makinacion nuk e ndalon dot ndryshimin që duan shqiptarët.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY